Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka caktuar zonat të cilat potencialisht mund të caktohen si zona të mbrojtura me ligj në komunën e Mitrovicës.
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës kanë evidentuar zonat me vlera natyrore në këtë komunë, transmeton koha.net.
Gjatë këtij hulumtimi ata kanë evidentuar disa zona me vlera natyrore, të karakterit botanik, hidrologjik dhe speleologjik, njofton kumtesa.
AMMK ka identifikuar zonat që kanë plotësuar kriteret sipas tyre për t’u marrë nën mbrojtje ligjore.
Ato janë:
Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;
Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bare;
Shpellat e Kaçandollit në fshatin Kaçandoll;
Burimi i ujit mineral në fshatin Mazhiq;
Ujëvara e trapçalive në fshatin Melenicë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) me Burimin e ujit nën rrënjë, në fshatin Ovçar;
Kroni i Akullit në fshatin Rahovë;
Ahishtat e Llomovës në fshatin Selac;
Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Zabërgjë;
Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë.
-
Evidentohen zona natyrore me potencial për regjistrin e zonave të mbrojtura
-
Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar
-
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë
-
Konfiskohen disa paketime marihuanë në një banesë në Mitrovicë
-
Normalizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në rajonin e Mitrovicës