Kulturë

Katër kompani të huaja garojnë për projektimin e Teatrit të Operës

Foto: Alban Bujari/Koha Ditore
 

Katër kompani ndërkombëtare të dizajnit dhe arkitekturës kanë shprehur interesim në konkursin e hapur për zhvillimin e projektit konceptues dhe vizatimeve të hollësishme të ndërtimit të atij që në konkurs është quajtur “Opera dhe Teatri Kombëtar”, shkruan sot Koha Ditore.

Një komision brenda Ministrisë pritet që gjatë kësaj jave të bëjë kualifikimin e tyre për fazën e radhës, ndërkohë që Komuna e Prishtinës nuk është ftuar në konsultime për këtë projekt.