Me rastin e përkujtimit të 1-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, Nagip Tashi nga Tërrnoci i Bujanovcit, ka bërë një dedikim të veçantë.
Duke dashur që ta përkujtojë veprimtarin Demaçi, ai ka realizuar mozaikun me portretin e tij, ndërsa e ka punuar me tri lloje të druve: arrë, bagrem dhe çam. Në postimin në rrjetet sociale, Tashi ka theksuar se këtë mozaik e ka punuar brenda tri ditëve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, në dedikimin e tij për Adem Demaçin, Tashi shkruan: “Unë tri ditë sakrifikova, nuk dola prej shpisë tu e punu’ mozaikun e figurës së Bacit, m’u dokën sa tri vjet, baca Adem 28 vjet burg, e një jetë sakrificë për lirinë e Kosovës!”
Tashi njihet për punën e tij me lloje të ndryshme të drurit, duke realizuar punime të shumta, veçanërisht portretet e figurave të shquara shqiptare të punuara në mozaikë nga druri. Para pak kohësh, ai ka realizuar mozaikun me portretin e aktorit të njohur shqiptar, Bekim Fehmiu.