Presidentja Vjosa Osmani në përvjetorin e pestë të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar se vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës për liri dhe shtetbërje.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me veprën e Demaçit portretizohen lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë.
“Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale. Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave. Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë. Vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së zorshme deri te liria dhe bërja e shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në këtë përvjetor e përherë”, ka shkruar ajo.
Demaçin sot e kanë përkujtuar edhe krerët tjerë shtetërorë, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, të cilën e kanë cilësuar atë si figura më e shquar e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore, teksa bënë homazhe te varri i tij.
-
Kurti e Haxhiu kujtojnë Demaçin në tetë-vjetorin e vdekjes: Shembull i pathyeshmërisë
-
Adem Demaçi – zëri i popullit që s’i dha llogari asnjë tabori politik
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova
-
Osmani: Do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë t’i kenë të drejtat e garantuara
-
“Vdes kur dua vetë” për Demaçin e idealit për liri e pavarësi