Kulturë

Vdes Rutger Hauer, ylli i “Blade Runner”

Vdes Rutger Hauer, ylli i “Blade Runner”

Rutger Hauer, aktori holandez i njohur për rolin e tij si Roy Batty në filmin “Blade Runner”, ka vdekur në moshën 75 vjeçare. Ueb-faqja e tij ka bërë publik lajmin, duke thënë se Hauer ka vdekur të premten “pas një sëmundjeje shumë të shkurtër... Rutger vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Holandë”.

Regjisori Guillermo del Toro ishte në mesin e atyre që ngushëlluan për vdekjen e tij, duke e quajtur atë “një aktor i madh, i thellë, origjinal dhe magnetik që solli të vërtetë, fuqinë dhe bukurinë në filmat e tij”.