Kulturë

Shkrimtari Fahredin Shehu vlerësohet nga Senati i Akademisë Universum në Zvicër

 

Senati i Akademisë Universum, në Lugano të Zvicrës, i dha plaketën e artë presidenciale dhe Diplomën e Doctor Honoris Causa si dhe Akademik honorabël pranë kësaj Akademie, shkrimtarit Fahredin Shehu, përcjell KultPlus.

Fahredin Shehu edhe më herët, për punën e tij kreative, është shpërblyer me çmime të rëndësishme si: Medalje e artë nga Filipine për letërsinë si urë lidhëse mes kombeve, çmimi Veilero në Itali, çmimi Naaji Naaman në Liban etj.