Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Skënderaj shpalos detajet rreth koncertit “Hapësira e Një Ëndrre”

“Është një koncert që ka një të shkuar dhe një histori”, thotë këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj në konferencën e tij, të parë të mbajtur për media, në Prishtinë.

Kjo konferencë shpalosi detaje të hollësishme rreth koncertit solistik “Hapësira e Një Ëndrre”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky koncert do jetë edhe mjaft i gjatë, raporton “Express” i KTV-së.

“Hapësira e Një Ëndrre” është një koncert shumë personal i kantautorit shqiptar.

Patjetër se edhe surprizat nuk do të mungojnë në këtë koncert për të gjithë fansat e artistit.

Ndërsa për dirigjentin Gridi Kraja është kënaqësi që të bashkëpunojë me kosovarët.

Është shumë mirë të bashkëpunosh me kolegë që unë kam pas fatin të bashkëpunojë më përpara duke qenë se kam ardhur këtu jam edhe kolegë me ta.

Më datë 19 Qershor, “Hapësira e Një Ëndrre” pritet të mbush sallën e madhe “1 Tetori” në kryeqytet.