Proka i persekutuar

Proka i persekutuar

25 May 2019 17:40

Një nga qëllimet e prozës është edhe interpretimi filozofik i realitetit. Letërsia vetëm kur e arrin këtë stad, mund të konsiderohet e pjekur. Letërsia shqipe nuk pati fatin të kishte një Dostojevski, një Konrad, një Kafkë, një Hese, një Kazanxakis, një Sabato, një Sartër, apo një Kamy. Asnjëherë filozofia nuk qe pikë e fortë e saj. Megjithatë, përpjekje u bënë. Sidomos në botimet e viteve ‘30, të shekullit të kaluar. Në këtë kohë botohet gazeta “Përpjekja shqiptare”, në këtë kohë bëjnë përpjekje filozofike edhe Migjeni dhe Sterjo Spasse. Po në këtë kohë botohet edhe novela “Proka”, një rrëfim herë romantik, herë realist, nga një intelektual modernist, shkruan sot Koha Ditore.

Filip Papajani lindi në Elbasan më 1878 dhe vdiq në Pogradec më 1945. Koha në të cilën jetoi gëlonte nga trazirat politike, kurse vendi në të cilin jetoi ishte pre e pretendimeve territoriale të disa shteteve, ndërsa aktiviteti i tij intelektual ishte në shërbim të atdheut.

Jeta e Filip Papajanit (i njohur edhe me pseudonimin Lipi) shtrihet brenda një harku kohor të mbushur me ngjarje historike: lindja e tij korrespondon me vitin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, kurse vdekja e tij vjen pak muaj pas çlirimit të Shqipërisë; ndërmjet këtyre ngjarjeve kemi luftën për pavarësi, shpalljen e pavarësisë, copëtimin e shtetit, ndërrimin e sistemeve politike, pushtimin nazi-fashist dhe luftën për çlirim.

Ndaj asnjërës nga këto ngjarje Papajani nuk qëndroi indiferent. Ai studioi mjekësinë në Rumani, ku u angazhua në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe u bë anëtar i kryesisë së shoqërisë “Shpresa” (Bukuresht); udhëhoqi protesta dhe, nëpërmjet fjalimeve dhe shkrimeve publicistike, goditi politikën turke, greke dhe serbe; organizoi Kongresin e Kolonisë së Bukureshtit, i cili, me nxitjen dhe përkrahjen nga Princ Gjika (vëllai i Elena Gjikës), doli me kërkesën për një Shqipëri të pavarur; gjithashtu, luftoi me armë në dorë krahas Themistokli Gërmenjit dhe Mihal Gramenos; ishte delegat i Elbasanit në Kongresin e Lushnjës dhe, pastaj, mori pjesë si mjek vullnetar në luftën Nacional-çlirimtare./Ag Apolloni 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme