Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Së shpejti publikohet romani i ri i Surroit

Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, ka bërë të ditur se në Panairin e Librit “Prishtina 2019”, në fillim të qershorit, do të dalë edhe romani i tij i ri.

Për herë të parë, ai në Rubikon të KTV-së të mërkurën zbuloi edhe titullin e librit të ri, “Fshehtësia e zbulimit të Hanës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është një roman i ri, quhet ‘Fshehtësia e zbulimit të Hanës’. Do të dalë në panair, në javën e parë të qershorit”, ka deklaruar ai.

Surroi s’ka pranuar të japë detaje duke thënë se “nuk mund ta zbulojë fshehtësinë”.

Librat e Surroit në panairet e deritashme në Prishtinë kanë qenë gjithmonë bestsellerë.