Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Tango” për dalje nga izolimi

Duke qenë të paplotësuara në jetë, ato kanë dilema se kah të drejtohen për të dalë nga izolimi.

Me tekst të Albana Mujës dhe regji të Ekrem Sopit, drama “Tango”, e cila u dha premierë në teatrin “Dodona”, shpërfaq përpjekjen e dy grave të ikin nga shoqëria që i shtyp, transmeton emisioni Express në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me skenografi të thjeshtë, “Tango” merr formën e një historie dashurie të dy personazheve të gjinisë së njëjtë.

Personazhet e shfaqjes “Tango” janë portretizuar nga aktoret: Rabije Kryeziu dhe Anisa Ismajli, e cila pas shumë vjetësh rikthehet për të luajtur në skenën e “Dodonës”.

Shfaqja “Tango” është realizuar në ko-produksion me teatrin e qytetit.