Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kritikohet ashpër paraqitja skenike e Jonida Maliqit në Eurovision

Pak ditë na ndajnë nga Eurovisioni, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi. Ajo ndodhet prej disa ditësh në Tel Aviv, ku ka bërë dhe provën e parë.

Këngëtarja ka dhënë një performancë të shkëlqyer. Ajo ka zbuluar dhe veshjen tepër të veçantë, të përbërë nga elemente të traditës shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ndonëse zëri i Maliqit ishte në perfeksion, paraqitja skenike është kritikuar ashpër. ‘Wiwibloggs’, media që pasqyron paraqitjen e këngëtarëve në Eurovision, sipas komentatorëve të festivalit nënvizon se skena ishte bosh, e zymtë, shumë e errët dhe e zbrazët.

Maliqi vlerësohet si një nga këngëtaret me vokalin më të mirë, por duket se do të penalizohet për paraqitjen e dobët skenike.

Në Eurovision skenografia është një nga elementët kyç në vlerësimin për shtetet pjesëmarrëse dhe vendi ynë duket se edhe kësaj here do të humbë shumë pikë. ‘Wiwibloggs’ thekson se Shqipëria po përsërit të njëjtin gabim si vitin e kaluar me këngëtarin Eugent Bushpepa./tvklan.al