Sopranoja Elbenita Kajtazi ka konfirmuar se është pajisur me pasaportën e Shqipërisë, gjë që ia mundëson që të udhëtojë për në Kili.
Në një prononcim për Koha Ditore Kajtazi më parë kishte bërë të ditur se sherri i pasaportës mund të humbiste debutimin në rolin e Sophies në operën “Der Rosenkavalier” të Richard Straussit, që është një nga ëndrrat e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE këtë ëndërr tani mund ta realizojë falë pasaportës shqiptare, që i mundëson udhëtimin për në Kili, shtet ky që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
Sopranos kosovare sherri i pasaportës i rrezikohet debutimi në Kili, pret ndihmën nga Shqipëria
Në rrjetin social në Facebook ajo ka shkruar sot se ndjehet e lumtur dhe me shumë krahë pasi nga dje është edhe qytetare e Shqipërisë.
“Dëshiroj të falënderoj me këtë rast të gjithë instancat më të larta të shtetit shqiptar presidentin e Republikës së Shqipërisë shkelqësinë e tij zotërinë, Ilir Meta, ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhi. Përfaqësues të të lartë të Ministrisë së Brendshme, Gjendjes Civile dhe Policisë së Shtetit, dy ambasadorët atë të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj si dhe ambasadorin e Shqipërisë , Artur Kuko dhe nga zemra falënderoj Adem Sallauken nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri që bën të mundur marrjen e shtetësisë shqiptare në kohë rekord”, ka shkruar Kajtazi.
