Mallin për skenën po e shuan duke ushtruar në kushte shtëpie.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, rolet e shumta në skenën operistike janë anuluar por sopranoja Elbenita Kajtazi e ka marrë një lajm të mirë nga Franca.
Kajtazi, e cila karrierën po e zhvillon në Gjermani, do të debutojë në skenën prestigjioze operistike franceze, në muajin shtator.
Me shumë entuziazëm për rikthimin në skenë, ajo ndan detaje për sfidën e radhës.
Elbenita Kajtazi, ka kohë që është dëshmuar në alamet skenash operistike. Në janar të këtij viti, kur interpretoi rolin e Nanettas në Operën Shtetërore të Hamburgut, u krahasua me yjet e botës muzikore, fitues të çmimeve “Grammy”.
-
Sopranoja kosovare do të debutojë si Nannetta në “Falstaff” të Verdit
-
Elbenita Kajtazi në “sezonin e Verdit” nis vitin me duartrokitje në Hamburg
-
Bis në skenat kulmore për zërin me të cilin jehon edhe Kosova
-
Elbenita Kajtazi i bashkohet Operës Shtetërore të Vjenës për “La Boheme”
-
Elbenita Kajtazi anulon fluturimin, aterron si Violetta në Berlin