Kulturë

Blerta Zhegu, një shqiptare tjetër me zë brilant

Një tjetër shqiptare po lakohet nga kritika si një ndër zërat operistikë më të mirë në Evropë.

Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu ka tërhequr vëmendjen e kritikës italiane. Ajo ka performuar këtë fundjavë, në skenën e Teatrit Goldoni në Itali ku interpretoi në rolin e Musettës, nga vepra operistike “La Boheme”.

Publiku italian e ka duartrokitur sopranon shqiptare, ndërsa teatrot italiane e kanë kërkuar menjëherë për bashkëpunime të tjera gjatë këtij kalendari artistik. “Duke qenë se kisha të bëja me një personazh shumë të njohur për publikun italian si ai i Musettës në “La Boheme” mu desh të evidentoja cilësi të tilla si eleganca, kokëfortësia apo sensualiteti që përbëjnë pikërisht sharmin e saj”, tregon sopranoja për një nga mediat italiane.

Zhegu është njohur fillimisht në Itali, ku jetoi dhe hodhi hapat e parë pas përfundimit të shkollës shqiptare, por prej tre vitesh ajo është bërë pjesë e skenave operistike në Francë, ku konsiderohet si një yll në ngjitje/a2news.

{gallery}