Secili nga kreatorët ka një stil në vete dhe të gjithë mundohen të identifikohen me diçka ndryshe prej asaj që është parë.
Ajo karakterizohet me një personalitet me vetëbesim dhe karizmatik. Fjala është për stilisten Diellza Krasniqi e njohur si “Dejzi”, e cila tashmë ka përfunduar koleksionin e saj më të ri “By The Way”, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Pas koleksioneve mjaft të suksesshme Pralla, Delphium, Gradient, e të tjerë, “Dejzi” në këtë të radhës ka vendosur që veshjet të jenë në hap me modën por edhe funksionale, duke e vënë në pah të bukurën dhe rehatinë.
Inspirimi është shumë i rëndësishëm për disenjatorët e për të arritur deri te finalizimi i suksesshëm i koleksionit, ajo thotë se është frymëzuar nga momente të ndryshme të jetës së përditshme dhe detajeve të stilit vintage.
E çfarë e veçon këtë koleksion të “Dejzit” më shumë nga koleksionet e tjera, është laramania e ngjyrave.
Duke e pasur në theks komoditetin, edhe materialet janë më klasike.
E sa i përket çmimeve të kreacioneve, sipas saj, për tregun e Kosovës janë mjaft të arsyeshme dhe të volitshme.
Ndërkaq se çfarë është më in për momentin, na tregon disenjatorja Diellza Krasniqi.
Sfidë më vete për secilin që merret me modën, mbeten kërkesat e klientëve.
Një nga momentet më privilegjuese për Dejzin është përfaqësimi i Kosovës me koleksionin e saj “Galaxy” në një ndër magazinat më prestigjioze në botë “Vogue”.
“Dejzi” nuk është ndalur … ajo tashmë është duke punuar edhe në një koleksion tjetër, i cili do të karakterizohet me veshje të përditshme “Ready To Wear” .. e që do të publikohet pak para Vitit të Ri.