Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Michelle Obama përmes librit flet për problemet në martesë dhe shtatzëni

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, foli të premten për librin e saj të ardhshëm, duke zbuluar vështirësitë që ka pasur në martesë dhe shtatzëni.

Në librin "Becoming", Obama zbulon se ajo ka pasur abort dhe se ka përdorur fertilizimin vitro për të lindur dy vajzat, Malia dhe Sasha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Obama, duke folur në emisionin "Good Morning America" të televizionit ABC, tha se "është ndjerë e humbur dhe e vetmuar" pas abortit, 20 vjet më parë.

Obama gjithashtu tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, kanë kërkuar po ashtu terapi për çifte.

Libri i saj do të publikohet të martën.