Michelle Obama është duke menduar që të largohet nga jeta publike. Ish-Zonja e Parë ka thënë në një intervistë për revistën e famshme “People” se ajo kishte filluar të thurte veshje me gjilpëra gjatë karantinës dhe tani po mendon ta vazhdojë këtë.
Obama ka bërë të ditur se është duke punuar në një jakë të një palltoje të bashkëshortit të saj, ish-presidentit amerikan, Barack Obama.
“Jam duke u mësuar se si të bëjë mëngë dhe kravatë”, është shprehur ajo.
Ish-Zonja e Parë ka thënë se pandemia u ka ndihmuar asaj dhe bashkëshortit të saj që të rikthejnë “momentet e vjedhura” me vajzat e tyre Malia 22 vjeç dhe Sasha 19 vjeç. Të dyja vajzat janë detyruar të kthehen në shtëpi nga kolegjet ku studiojnë, në mënyrë që të karantinohen në familjen e tyre.
-
Michelle Obama nuk flet me bashkëshortin para takimeve romantike
-
Michelle Obama për përkrahjen që ia dha bashkëshortit, Barackut, para suksesit të tij financiar
- Michelle Obama tregon për shqetësimet me shëndetin mendor gjatë pandemisë
-
‘Rrëfehet’ Michelle Obama për martesën dhe vështirësitë e saj
-
Michelle Obama: Vuaj nga depresioni