Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, foli të premten për librin e saj të ardhshëm, duke zbuluar vështirësitë që ka pasur në martesë dhe shtatzëni.
Në librin "Becoming", Obama zbulon se ajo ka pasur abort dhe se ka përdorur fertilizimin vitro për të lindur dy vajzat, Malia dhe Sasha.
Obama, duke folur në emisionin "Good Morning America" të televizionit ABC, tha se "është ndjerë e humbur dhe e vetmuar" pas abortit, 20 vjet më parë.
Obama gjithashtu tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, kanë kërkuar po ashtu terapi për çifte.
Libri i saj do të publikohet të martën.
Artikuj të ngjashëm
-
Michelle Obama nuk flet me bashkëshortin para takimeve romantike
-
Michelle Obama për përkrahjen që ia dha bashkëshortit, Barackut, para suksesit të tij financiar
- Michelle Obama tregon për shqetësimet me shëndetin mendor gjatë pandemisë
-
Michelle Obama po mendon të tërhiqet nga jeta publike
-
Obama thotë se Bidenit nuk i duhet këshilla e tij, por se do ta ndihmojë në çdo mënyrë