Kulturë

Zbulohen gurë të varrezave dardane në Pavlan

Zbulohen gurë të varrezave dardane në Pavlan

Pejë, 8 tetor – Realizimi i projektit për rregullimin e hapësirës publike në hyrje të fshatit Pavlan të Pejës i ka zbuluar gurët e varrezave, që supozohet të jenë të kohës paleokristiane, të shekullit V-VI. Në atë lokacion para disa ditësh janë shfaqur në sipërfaqe pesë gurë të madhësive të ndryshme, të gdhendur në formë të kryqit. Njëri prej gurëve është dërguar në Muzeun Etnografik të Pejës.

Arkeologu Sefer Lajqi, shef i sektorit të arkeologjisë në këtë muze, ka thënë se lokaliteti ku janë gjetur këta gurë ka të bëjë me varreza të vjetra mesjetare.