Kanina, fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet, organizon festën e tij.
Festa e Kaninës 2018, vjen në kalanë e Kaninës në një nga zonat më të mrekullueshme dhe historike të Vlorës, më 15 gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kalanë shekullore turistë dhe qytetarë do të argëtohen me ritmet e muzikës popullore vlonjate, këngë polifonike, valle si dhe me gatimet tradicionale të zonës.
Kjo festë gjithashtu bën të mundur dhe takimin e brezave pasi do të ofrojë një program të larmishëm për çdo grup moshë.
Fshati i Kaninës ndodhet 3 km larg qytetit bregedtar të Vlorës. Në këtë fshat ndodhet edhe kalaja e Kaninës, e cila është ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s.
Kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu ndaj pushtuesve turq.