Marta Minujin nga Argjentina, është artiste që ka krijuar një kopje monumentale si Partenoni, një ish-tempull në Aktropol të Athinës, Greqi.
Minujin e ka ndërtuar këtë monument me 100,000 libra, transmeton Koha.net.
Artistja ka thënë se simbolizon rezistencën ndaj represionit politik.
Parenoni nga Librat është pjesë e një festivali në Kassel, Gjermani.
Minujin ka thënë se i kanë ndihmuar shumë studentë nga Universiteti në Kassel për të ndërtuar Parenonin me 100 mijë libra të cilët janë ndaluar nëpër vende të ndryshme të botës.
Tempulli gjithashtu është i ndërtuar edhe me copë çarçafi, plastikë dhe çelik.
Minujin ka ndërtuar këtë monument saktësisht në një vend historik, ku nazistët në vitin 1933 kishin djegur 2 mijë libra si pjesë e një fushatë të gjerë të censurës, e që më pas dogjën edhe njerëzit.
{gallery}