Pjesë e shkëputur nga biseda në emisionin "Pikë" me Veton Surroin, ku i ftuar ishte Michael Martens, njëri nga gazetarët më të njohur evropianë, gazetar i Frankfiurter Allgemaine Zeitung, njëri që e ka përcjellë Ballkanin nga shumë kënde të ndryshme, përfshirë edhe Stambollin.
Martens: Epo, siç e thashë, njerëzit nuk e dinë, prandaj e përmenda, edhe ti je në dokumentet e 1991-s. Do të jesh edhe në libër.
Çfarë ngjarjesh të tjera të rëndësishme nga perspektiva e Kosovës, ndodhën në vitin 1991.
Surroi: Atëherë po koordinoheshim. Mbajtëm referendumin për pavarësi. Një ngjarje shumë e rëndësishme ishte marrja e ushtarëve tanë nga Kroacia dhe nga Sllovenia.
Pra, unë isha i përfshirë drejtpërdrejt. Shkova në burg, sepse organizova një protestë paqësore në qershor të atij viti…

Martens: Për sa kohë?
Surroi: 48 orë.
Martens: Kur u zhvillua referendumi?
Surroi: Në shtator.
Martens: Si ta parafytyroj...meqë nuk isha atje në atë kohë, atëherë isha student. Si e organizuat duke pasur parasysh faktin se nuk ishte në interesin e Serbisë që ta mbanit një gjë të tillë.
Surroi: Nuk ishte, por pastaj ata kishin mundësinë të na sulmonin të gjithëve kolektivisht, dhe me mençuri zgjodhën të mos e bënin këtë.
Ata kishin punë më të rëndësishme... Lufta kishte filluar në Kroaci, kështu që të gjithë mendonin për Kroacinë dhe natyrisht që nuk donin frontin jugor.
Pra, ata vlerësuan se ishte në interesin e tyre të thoshin “është e paligjshme, ne nuk e njohim. Pra, le ta mbajnë”.
Martens: Nga pikëpamja serbe, vlerësim i duhur.
Kishit kuti votimi… pra, nuk ishte diçka që shkonte në orën 12 të natës… Ishte një proces i vërtetë?
Surroi: Ishte e hapur gjatë ditës dhe nëna ime kishte një fqinj, një zotëri që jetonte në ndërtesë dhe ishte i martuar me një serbe të Vojvodinës që kishte jetuar këtu qëmoti dhe në mëngjes, shkova për ta marrë nënën për të votuar dhe para nesh, ishin ky zotëri dhe gruaja e tij. Dhe e pyeta “si ndiheni” dhe ajo tha “Ky është vendi im, duhet të votoj për të”.
Për më shumë shikojeni videon.