Në vazhdën e temave të inovacionit, sonte duke filluar nga ora 22:15 në “Ekonomia me Erëzën” do të diskutohet për industrinë e marketingut dhe mënyrën e aplikimit të saj, duke u zhvendosur nga praktika tradicionale në ato digjitale.
Të ftuar janë: Kujtim Zebica - Digi Cloud; Alban Kastrati - Ekspert i PR-it dhe Marketingut, Ipko; Valon Canhasi - Hallakate dhe Egzon Bunjaku - Telegrafi.
• Cili është dallimi në mes marketingut tradicional dhe digjital?
• Cilat kompani në Kosovë janë te specializuara për ofrimin e shërbimeve të marketingut digjital?
• Kah po drejtohet marketingu i bizneseve në Kosovë?
• Si menaxhohet paraqitja digjitale e partive politike?
Edhe
Marketingu digjital e ardhmja e industrisë së reklamave
• Kush është personi që qëndron prapa kampanjës online “Shpendi për Prishtinën”?
Këto dhe shumë të tjera, sonte, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, në KTV, me fillim nga ora 22:15.
-
Sonte emisioni “Ekonomia me Erëzën”: Bizneset inovative në Kosovë
-
Sonte në “Ekonomia me Erëzën”: Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
-
Mjeku në Forumin e Bledit: Mbi 80% e kompanive të sektorit të TIK-ut eksportojnë shërbimet
-
Marketingu i bizneseve përmes mesazheve telefonike cenon privatësinë e qytetarëve