Në Zveçan të mërkurën një person ka raportuar në Polici se e kanë ndaluar disa persona të armatosur.
Policia ka nisur hetimet, megjithatë nuk ka thënë detaje të tjera nga rasti.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ndalur nga disa persona të cilët dyshohet se ishin të armatosur. Njësitë policore kanë ndërmarr veprimet e tyre, si dhe lidhur me rastin është konsultuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm