Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje ka shpërthyer zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Sipas një njoftimi për media, zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.
“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftim.
Sipas informatave të deritashme s’ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Dy zjarrfikës në mesin e shtatë të asfiksuarve nga zjarri që përfshiu ndërtesën në Tiranë
-
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë
-
Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren
-
Disa persona tentojnë ta djegin një restorant në Prizren