Një incident zjarri ka ndodhur sot në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil.
rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo tutje ka njoftuar se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka shtuar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një objekt në Prishtinë
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
S’ka të lënduar nga zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë
-
Lokalizohet zjarri te ndërtesa afër Parkut të Qytetit
-
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale