Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një burrë në Gjakovë dhe një vajzë në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy persona të zhdukur. Sipas Policisë është raportuar se një burrë nga Gjakova është zhdukur nga data 20 dhjetor.

“ Rr. ‘Fehmi Agani’, Gjakovë 20.12.2023, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu është raportuar për një vajzë të zhdukur në Rahovec.

“Fsh. Dobidol Rahovec 26.12.2023 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dy rastet thuhet se janë nën hetime.