Gjykata e Krujës ka pezulluar nga detyra tetë punonjës policie të burgut të Fushë Krujës, pas hetimit të prokurorisë, që dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarvë nga njëri sektor në tjetrin.
Burimet thonë se hetimet që zgjatën gjashtë muaj, zbuluan një skemë të shpërndarjes së hashashit në burgun e Fushë Krujës. Duke përdorur metoda speciale të hetimit, u zbulua që shtetasi I. R. i dënuar për drogë, shiste hashash në burg tek të dënuarit e tjerë.
Përfitimi i tij nga kjo lloj tregtie brenda institucionit të vuajtes së dënimit, ishte një gram hashash kundrejt një karte telefoni. Droga futej në burg, nëpërmjet bashkëshortes së të dënuarit, Sh. R., për të cilën gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.
Bashkëshotrja e I. R., e fshihe hashashin në vendet intime, duke lehtësuar kështu kalimin, ndërkohë që si detaj rëndues për të janë edhe përgjimet telefonike.
Ndërkaq prokurori i çështjes Florian Bonjaku, në dosjen që Top Channel disponon ka përfshirë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij.
Në përgjime e prokurorisë, dëgjohet që I.R. i kërkon bashkëshortes së tij ta sigurojë mirë drogën, ndërkaq bashkëshortja i përgjigjet që herë tjetër do sigurohej më mirë për shkak se kishte rrezikuar te binte viktimë e kontrollit.
Edhe
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
Burimet po ashtu thonë, se për këtë arsye gjykata ka pezulluar nga detyra edhe dy punonjëse policie femra që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme.
Në dosjen e prokurorisë që disponon Top Channel, thuhet se skema e shpërndarjes së drogës në burg u zbulua përmes infiltrimi të një tjetri të dënuar, pas indicieve dhe të dhënave të vetë drejtorisë së burgjeve e cila dyshonte që në çeli po shpërndahej hashash.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
5 burra raportohen për dhunë nga gratë e tyre, 3 dërgohen në mbajtje e 2 lirohen
-
Kapet burri që ishte arratisur nga burgu vitin e kaluar
-
Arrestohet një grua nën dyshimin se tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës