50,000 euro monedha metalike i janë zbuluar një personi në pikën kufitare Vërmicë, pasi ai kishte deklaruar se nuk kishte asgjë me vete për deklarim.
Zyrtarët doganorë e kanë zbuluar sasinë e parave pas kontrollit të hollësishëm të automjetit që po hynte në Kosovë.
“Gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit”, njoftoi Dogana.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana ka konfiskuar 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë.
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë
-
Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5,500 euro kapen në Vërmicë