Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e 36-vjeçarit, kufoma e të cilit u gjet një ditë më parë. Autor i ngjarjes është Albert Zekaj, 32 vjeç, nga Kalldrun i Malësisë së Madhe.
Ai ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit. Më 22 qershor të vitit të kaluar, rreth orës 23:00 Zekaj dyshohet se e ka vrarë me mjete të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.
Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin, mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Prokuroria për vrasjen në Fushticë: Arma u gjet në shtëpinë e vëllait të viktimës
-
Krimi në Fier: Dyshohet se vajza vrau babanë, u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar
-
Detaje nga vrasja e burrit në malin e Ferizajt, dorasi e goditi me sëpatë derisa e vrau
-
Ndalohet i dyshuari për vrasjen e personit që u raportua i zhdukur në Ferizaj