Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një qytetar i Kosovës në Siri

Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione për vrasjen e një shtetasi kosovar. Mirëpo, referuar situatës në Siri nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen", thuhet në një përgjigje nga policia për Koha.net

Kosova që nga viti 2012 është përballur me përfshirjen e qytetarëve të saj në zonat e luftës në Lindje të Mesme, përcjell REL.

Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë.

Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani mbi 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është në rritje në Kosovë dhe pjesërisht financohet nga organizata të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste, është thënë në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin.