Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Shpat Balaj, deklaroi se nga 400 kosovarë sa kishin shkuar në Siri për të marrë pjesë në luftime, mbi 250 prej tyre janë kthyer, derisa disa edhe e kanë humbur jetën atje.
Ai deklaroi të enjten në DESK-un e KTV-së se Kosova ishte ndër shtetet e para të rajonit që e mori përgjegjësinë për qytetarët e saj.
“Kosova është një ndër shtetet e para jo vetëm në rajon por edhe më gjerë që ka marrë përgjegjësinë për qytetarët e vet. E ka bërë kthimin e tyre, dhe punon aktivisht në drejtim të riatdhesimit të qytetarëve. Kosova i ka aplikuar 2 qasje: e para qasja ndëshkuese, që derivon nga Ligji që e ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, pra ata që iu bashkëngjiten mbajnë përgjegjësi penale. E dyta është qasja rehabilituese, kjo qasje përfshihet edhe brenda sistemit korrektues. Edhe ata që i kanë vuajtur dënimet janë pjesë e rehabilitimit”, tha Balaj.
Sipas tij, Kosova ende nuk ka bërë vlerësim të rrezikshmërisë që personat e kthyer mund të kenë ndaj vendit, derisa tha se shumica e tyre janë bërë përsëri pjesë e komunitetit.
“Qasja ndaj tyre duhet të jetë e dizajnuar në bazë të nevojave, kërkesave që ndodhen këta persona. S’kemi parë që siguria e Kosovës është rrezikuar nga këta persona, përpos disave në rrjete sociale. Ky është indikacion që jodomosdoshmërisht ka pasur efekt puna drejt shkëputjes së këtyre personave”.
-
Kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria u bë me ndihmën e SHBA-së, 4 prej tyre fëmijë
-
Kthehen 11 shtetas kosovarë nga Siria
-
Pesë shtetas të Shqipërisë riatdhesohen nga Siria
-
Pesë jetë të humbura nga të shtënat e armëve, njohësit kërkojnë hartim të një strategjie shtetërore
-
5 të vdekur nga sulmi i Izraelit në Sirinë jugore