Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë të martën se 306.887 civilë janë vrarë në Siri që nga marsi i vitit 2011, ku nisën konlfliktet në shkallë të gjërë në këtë vend.
Michelle Bachelet, zyrtar nga OKB-ja, ka thënë se këto analiza japin një pasqyrë më të qartë të pasojave të konfliktit, shkruan Reuters të martën.
Këto shifra përfshijnë vetëm të vrarët si pasojë e luftës dhe jo ata që kanë vdekur nga mungesa e kujdesit mjekësor dhe nga uria.
Lufta në Siri ka nisur më 15 mars të vitit 2011 mes forcave qeveritare dhe forcave të ndryshme vendase e të huaja që kundërshtojnë qeverinë siriane.