Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 30 vjeçar në fshatin Surkish të Podujevës

Një 30 vjeçar me inicialet A.L ka ndërruar jetë në QKUK dhe një person tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë, të shtënat me armë kanë ndodhur rreth orës 22:00. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A. S , 30 vjeç, shtetas kosovar dhe E. S,  23 vjeç, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat  (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të identifikuar personat e dyshuar, si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.