Kronikë

Vritet një 23-vjeçar në Mitrovicë, dy të tjerë plagosen

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri të premten në mbrëmje në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se tre persona u përfshinë në një përleshje me armë zjarri, ku njëri prej tyre vdiq në vend, kurse dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim të mëtejmë shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë ai.