Një 22-vjeçar është vrarë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Sipas Policisë së Shtetit rrethanat mbeten ende të paqarta.
“Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, thuhet në njoftim./TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet 58-vjeçari në Vlorë, policia: U qëllua me dy plumba në kokë
-
Vritet me kallashnikov një 20-vjeçar në Korçë, autori në arrati
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Humb jetën një 22 vjeçar në një aksident në Vushtrri
-
Vritet një person në Hajvali, dërgohet i vdekur në QKUK