Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vret fqinjin për pronë në prani të gruas dhe fëmijëve

Një person është vrarë me armë zjarri, në mesnatë, në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit të Shkodrës.

Viktima është 40 vjeçari Ilir Alija, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt pronësie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

40 vjeçari është qëlluar në banesën e tij, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, shtetasin Dritan Ymeri dhe e ka rrethuar atë në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.

Ilir Alija ishte mjek me profesion dhe shërbente në një fshat të Shkodrës, ndërsa autori është edhe fqinji i tij.