Një person rreth 70-vjeç ka mbetur i vdekur të mërkurën në Shkodër, pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri.
Viktima me inicialet L.Q. dyshohet se është vrarë derisa ndodhej në lokalin e tij në fshatin Storm Golem të Shkodrës.
Ai fillimisht është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra, shkruan TCh.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes që ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës.
I dyshuari nuk është identifikuar ende, ndërsa nuk dihet nëse ishte atentat apo konflikt i çastit.