Një vrasje në tentativë ka ndodhur të mërkurën pasdite në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar pasi ka shtënë me armë ndaj një personi me të cilin kishte mosmarrëveshje.
Nga ai është konfiskuar edhe arma e cila ishte pa leje, me ç’rast është iniciuar edhe vepra penale “armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm