Një burrë në Graçanicë ka raportuar se i janë prerë gypat e cilindrave të frenimit të veturës së tij.
Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se po sa ka hipur në veturën e tij me targa vendore, ka vërejtur se frenat e veturës nuk janë në rregull.
Njoftohet se ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë. Policia ka njoftuar se rasti po cilësohet si vrasje në tentativë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm