Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e 12 prillit, rreth orës 22:25, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Bëhet e ditur se një burrë ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga një automjet tjetër në lëvizje është shtënë me armë nga një person i panjohur, duke goditur vetëm pjesën e pasme të veturës së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe janë duke u zhvilluar hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë
-
Të shtëna ndaj një auto salloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dëmtohen gjashtë vetura
-
Gjuajtje me armë e goditje me veturë – tre të lënduar e një i arrestuar në Prishtinë
-
Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati