Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë që thuhet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Graçanicë.
“Graçanicë 19.10.2023 – 05:00. Katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e Policisë.
Për këtë thuhet se është njoftuar prokurori dhe rasti është procedurë hetimore.
Artikuj të ngjashëm