Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë.
Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë.
Familja e Fejzullahut dhe avokati ka thënë se vendimin do ta apelojnë.
Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i viktimës ka thënë se "lartësia e dënimit nuk na mbyllë plagën".
18-vjeçari u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë dhe më 20 janar vdiq në QKUK. Më 1 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Fejzullahut.
Policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, e në Emergjencë patën konstatuar vdekjen e tij nga lëndimet në kokën e viktimës të marra nga shkopi i bejsbollit.
-
Dy të mitur dënohen për vrasjen e Lulzim Fejzullahut
-
19 vjet burgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë
-
Familja e 18-vjeçarit të vrarë kërkon dënim maksimal për dy të miturit e akuzuar
-
Kërkohet dënimi i dy të akuzuarve për vrasjen e Lulëzim Fejzullahut në Podujevë
-
Seanca për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit mbahet e mbyllur