Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës.
I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj, raporton KTV.
Nëna e tashmë të ndjerit Zeka, ka thënë se këto dënime janë të pakta, për të, do të duhej të dënoheshin gjithë jetën.
“Për mua 100 vjet po t'i dënoni janë pak e lëre më me 14 vjet. Djali jem më nuk kthehet unë do të doja të dënoheshin për jetë që të tjerët të mos bëjnë gjëra të tilla”, ka thënë Mevlyde Zeka.
Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
-
Nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasësin e Aulon Zekës
-
Nëna e Aulon Zekës flet pas vendimit të Gjykatës për dënimin e tre të miturve
-
Vërtetohet dënimi prej nëntë vjet e gjysmë për vrasësin e Aulon Zekës
-
Kërkohet dënim maksimal për tre të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës
-
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës