Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale N.S. nga Prizreni për shkak të veprës penale “vjedhje”.
Të akuzuarin me iniciale N.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro.
“Sepse me datën 05.04.2017 rreth orës 07:00 në Prizren, saktësisht në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarës me iniciale B.B., ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë i pandehuri shkon në oborrin e të dëmtuarës me iniciale B.B. ia merr 6 palë këpucë të markës “Adidas” me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton dëm material”, thuhet në njoftimin për media.
-
Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren
-
Prizren, një vit burgim dhe 500 euro gjobë për të akuzuarin që vodhi 238 euro në market
-
Dy vjet e 3 muaj burgim dy personave në Prizren për vjedhje dhe blerje të gjësendeve të vjedhura
-
Dy vjet burgim e 500 euro gjobë sepse vodhi 1200 euro në shtëpinë e një personi
-
Një vit burgim dhe 500 euro gjobë pasi kreu një vjedhje të rëndë