Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.D. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Të akuzuarin me iniciale A.D, njofton gjykata, pas pranimit të fajësisë, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti.
“Me datën 18.11.2016, në orët e vona të natës në Prizren, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale L.L., me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshëm në dëm të dëmtuarit me iniciale V.K. duke shfrytëzuar orët e vona të natës, duke depërtuar përmes çatisë së kulmit të lokalit, me përdorimin e forcës thyen pllakën e drurit dhe depërtojnë brenda, ku nga aty arrijnë të marrin disa pajisje të punës si burmashina, makinë të polirit, fleks dore, kompresora të klimave, dhe një llaptop HP, dhe ikin në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftim.