Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhje në një butik në Prishtinë

Një person i maskuar është kapur nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një butik në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, e duke kryer vjedhje.

Sipas, videos të cilën e ka siguruar KOHA, hajni shihet duke vjedhur kasafortën në butik.

Raportohet se është vjedhja e dytë brenda dhjetë ditëve në të njëjtin butik.

Vjedhja e dytë ka ndodhur të premten. Po të premten në Prishtinë është vjedhur edhe një barnatore.