Një person nga Zveçani ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një pronari që gjendet jashtë shtetit.
Rasti dyshohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 23:35, e në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Për rastin është njoftua edhe prokurori, e rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së pronarit i cili gjendet jashtë shtetit, dhe nga aty dyshohet se kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet një burrë, disa persona iu futën në shtëpi dhe e goditën me një mjet
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Zhduket një vajzë në Zveçan
-
Katër raste të vjedhjes brenda ditës, përfshirë stoli ari, para e armë