Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet një këmbësore në Fushë-Kosovë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për KOHËN duke thënë se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

““Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasoja e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.