Gjatë ditës së djeshme në fshatin Korroticë të Epërme, Gllogoc, është raportuar për një incident nga zjarri.
Ankuesja femër shqiptare, ka raportuar se në rrethana të panjohura, vetura e saj me targa gjermanë është përfshirë nga zjarri.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk raportohet për të lënduar.